Von der Leyen: E përkushtuar për fillimin e negociatave me Shqipërinë

2019-07-16 09:39:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen deklaroi se mbetej e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se "jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE".

"Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht", porosit Von der Leyen, që mbështet dyert e hapura drejt vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësim në BE. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore