OKB: Mbi 820 milionë njerëz të uritur në vitin 2018

2019-07-16 09:37:13 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të OKB-së, mbi 800 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria në vitin 2018.

Në raport thuhet se ndërsa shifrat kanë mbetur të pandryshuara në tre vitet e fundit në nën 11 për qind, numri absolut i njerëzve të kequshqyer ka qenë në rritje që nga viti 2015.

Dokumenti gjithashtu tregon se rreth 2 miliardë njerëz kanë përjetuar nivele të moderuara ose të ashpra të pasigurisë ushqimore, që zënë 26 për qind të popullsisë botërore. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore