Pekin, ndalet biznesi me kompanitë amerikane që i shesin armë Tajvanit

2019-07-15 20:05:32 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang u shpreh të hënën në Pekin se qeveria dhe ndërmarrjet kineze nuk do të kryejnë bashkëpunim e as biznes me kompanitë amerikane që i shesin armë Tajvanit.

Ditët e fundit, qeveria amerikane shpalli planin e armëshitjes ndaj Tajvanit me një vlerë prej 2.22 miliardë dollarësh. Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se do të zbatojë sanksione kundërvënëse.

Në konferencën e shtypit të së hënës, Geng Shuang theksoi se armëshitja e palës amerikane është kundër ligjit ndërkombëtar, normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka shkelur rëndë parimin e "Një Kine" dhe të Tre Komunikatave të Përbashkëta Kinë-ShBA, duke dëmtuar sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Kinës. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore