Kinë, tregtia e jashtme ruan rritje të qëndrueshme

2019-07-15 11:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se tregtia e jashtme e Kinës ruajti një rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të këtij viti, me një normë prej 3.9 për qind në krahasim me një vit më parë.

Në 6 muajt e parë të vitit, vëllimi i përgjithshëm i eksport-importit të Kinës arriti në 14 trilionë juanë, eksportet u rritën 6.1 për qind, ndërsa importet 1.4 për qind.

Gjithashtu, suficiti tregtar u zgjerua 41 për qind në krahasim me një vit më parë, në 1.2 trilionë juanë nga janari deri në qershor.

Li Kuiwen nga Administrata e Përgjithshme e Doganave.

"Në gjysmën e parë të vitit, ndërmarrjet tona të tregtisë së jashtme vazhduan të rriten në numër të konsiderueshëm. Prej tyre, 421 mijë kompani realizuan rritje vjetore prej 5.6 për qind. Ndërkohë, mjedisi i biznesit në Kinë dhe lehtësimi tregtar janë përmirësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme."

Bashkimi Europian, ASEAN-i dhe Shtetet e Bashkuara mbeten tre partnerët kryesorë tregtarë të Kinës.

Tregtia e jashtme e Kinës me tregjet në zhvillim, vendet e Amerikës Latine dhe afrikane ruajti një rritje të shpejtë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore