Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore numëron 100 anëtarë

2019-07-14 14:17:04 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (BAII) njoftoi të shtunën anëtarësimin e Beninit, Xhibutit dhe Ruandës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve pjesëmarrëse në plot 100.

Nën sfondin e paqartësisë së ekonomisë botërore, zgjerimi i mëtejshëm i BAII-së tregon përpjekjet e këtij institucioni për nxitjen e ndërtimit të infrastrukturës dhe kontributin e tij në rregullimin e ekonomisë globale. Pikëpamja e propozuar nga banka për multilateralizmin dhe hapjen ka marrë njohjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar, njëkohësisht është përshëndetur ndikimi dhe besueshmëria e Kinës.

Gjatë mbi 3 vjetëve pas themelimit, BAII-ja ka krijuar shumë mundësi për zhvillimin e ekonomisë aziatike, e madje të asaj botërore. Deri tani, banka ka dhënë 8.5 miliardë dollarë amerikanë kredi për 46 projekte në 18 vende. Këto projekte përqendrohen kryesisht në Azi në fushat e transportit, energjisë, telekomunikacionit, zhvillimit urban etj. Nga ana tjetër, BAII-ja ka plotësuar kërkesat e anëtarëve duke përfshirë vendet e zhvilluara për investim. Nëpërmjet kësaj banke, vendet e zhvilluara investojnë në projektet infrastrukturore aziatike e afrikane duke marrë pjesë në procesin e zhvillimit të këtyre vendeve.

BAII-ja ka fituar admirim të gjerë falë kontributit të ri që ka dhënë në rregullimin e ekonomisë globale. Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj. nuk kanë shfaqur plotësisht gjendjen e zhvillimit të tregjeve të rinj, kurse në BAII, vendet në zhvillim zënë shumicën e aksioneve, prandaj kjo bankë mund të nxitë zhvillim më të barabartë e të arsyeshëm të sistemit të rregullimit të ekonomisë globale.

BAII-ja është produkt i bashkëpunimit financiar ndërkombëtar të propozuar nga Kina. Kina është zotuar se do ta përkrahë me vendosmëri zhvillimin e kësaj banke. Arritja në 100 e numrit të anëtarëve të bankës ka shfaqur plotësisht ndikimin dhe besueshmërinë e Kinës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore