Kina, sanksione ndërmarrjeve amerikane që i shesin armë Tajvanit

2019-07-14 12:10:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të ushtrojë sanksione ndaj kompanive amerikane që janë të përfshira në shitjen e armëve Tajvanit me një vlerë prej 2.22 miliardë dollarësh amerikanë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës javën e kaluar. Kjo është një masë e domosdoshme e një vendi sovran për mbrojtjen e interesave kombëtare thelbësore.

Dihet nga të gjithë që Tajvani është pjesë e pandarë e territorit kinez. Shitja e armëve Tajvanit nga ShBA-ja shkel jo vetëm ligjin e marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe parimin e 'Një Kine' dhe rregullat në 3 komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA.

ShBA-ja i shet armë Tajvanit për të mbrojtur sigurinë e ishullit? Sigurisht që jo! Në ShBA, qeveria ka lidhje të ngushtë interesash me grupet e armëve, ky nuk është sekret. Krahas orvatjes së pengimit të Kinës nëpërmjet Tajvanit, shitja e armëve ishullit bëhet për interesa përfitimi të biznesmenëve të armëve të ShBA-së.

Por shitja e armëve Tajvanit nuk është një veprim i thjeshtë tregtar, ky është veprim që dëmton rëndë sovranitetin e Kinës dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, për të cilën qeveria kineze ka zero tolerancë.

Veprimi i palës amerikane dëmton jo vetëm paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, por gjithashtu edhe marrëdhëniet e bashkëpunimin kino-amerikan. Pala kineze mban qëndrim të vendosur e të qartë në mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë territoriale të shtetit. Çdo ndërmarrje apo individ që sfidojnë sovranitetin, bashkimin, tërësinë territoriale dhe sigurinë shtetërore të Kinës, do të paguajnë çmim të lartë në fund. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore