Ambasadori Zhou Ding takon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu

2019-07-12 10:49:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Tiranë Zhou Ding u takua të enjten me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për të shkëmbyer mendimet mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh për sigurinë e kompanive kineze në Shqipëri dhe mbrojtjen e turistëve kinezë.

Ambasadori Zhou tha se në vitet e fundit, Policia e Shtetit ka ofruar nivel të lartë sigurie për ambasadën kineze, delegacionet e nivelit të lartë që kanë vizituar Shqipërinë dhe për kompanitë kineze dhe për këtë Kina është thellësisht mirënjohëse. Ambasadori Zhou theksoi se dy vitet e fundit me zbatimin e politikës pa viza gjatë sezonit turistik, numri i turistëve kinezë që vizitojnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm. Ai shtoi se pala kineze është e gatshme të punojë ngushtë me policinë shqiptare, për të garantuar sigurinë e turistëve kinezë dhe ofruar shërbimet e duhura.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se në të ardhmen dy palët do të thellojnë më tej bashkëpunimin në trajnimin e stafit, luftën kundër krimit të organizuar dhe për të ndërtuar mekanizmin efikas koordinues për shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, z.Veliu tha se vitet e fundit, Shqipëria dhe Kina kanë pasur arritje të frytshme në shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Policia shqiptare, tha Veliu, është mirënjohëse ndaj palës kineze për ndihmën që ka dhënë në trajnimin e personelit dhe shumë të tjera. Ai tha se Shqipëria është e gatshme të vijojë mbajtjen e kontakteve të ngushta me ambasadën kineze, për të mbrojtur institucionet kineze dhe qytetarët kinezë në Shqipëri, si dhe është e gatshme të ndajnë përvojat e njëri-tjetrit, të thellojë shkëmbimet në luftën kundër krimit dhe të përmirësojë shërbimet turistike, për të rritur më tej nivelin e bashkëpunimit dypalësh.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore