Kinë, ulen çmimet e shumicës së mallrave të prodhimit

2019-07-05 10:44:25 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës tregojnë se shumica e mallrave të prodhimit kanë pasur çmime më të ulëta në fund të qershorit, në krahasim me dhjetë ditët e mëparshme.

Nga 50 mallrat kryesore të monitoruara nga qeveria, duke përfshirë benzinën, qymyrin dhe disa kimikate, çmimet e 25 prej tyre ranë në periudhën 21 - 30 qershor.

Çmimet e derrave të gjallë u rritën me 6%, ndërsa të gazit natyror të lëngshëm ranë 3%.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore