Kina zgjeron hapjen me veprime konkrete

2019-07-02 20:18:32 CRI Komenti juaj Printoni

Pas shpalljes nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në samitin e G20-s në Osakë për 5 masat e hapjes, Kina në Forumin Veror të Davosit deklaroi edhe njëherë zgjerimin e hapjes. Pala kineze u shpreh se do të nxisë hapjen e sektorit të prodhimit, do të thellojë hapjen e sektorit të shërbimeve, do të ulë më tej nivelin e përgjithshëm të tarifave doganore dhe të mbrojë më tej të drejtat e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, investimet e huaja në Kinë do të kenë një mjedis të hapur, transparent dhe të parashikueshëm gjithnjë e më të lartë.

Samiti i G20-s në Osakë sapo ka përfunduar dhe kryeministri kinez Li Keqiang në fjalimin e tij në hapjen e Forumit Veror të Davosit u shpreh se Kina do të marrë masa më aktive dhe të thellojë më tej hapjen e sektorit financiar, të sigurimeve dhe telekomunikacionit.

Në fakt, këto masa janë vijueshmëri e zgjerimit të hapjes dhe tregojnë gjithashtu se Kina i mban zotimet e saj dhe do të veprojë në mënyrë konkrete.

Gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në samitin e G20-s, presidenti Xi Jinping tha se zotimet e Kinës për shtimin e hapjes nuk janë fjalë boshe. Kjo do të thotë që pavarësisht ndryshimit të gjendjes së jashtme, shtimi i hapjes dhe bashkëfitimi janë parime të vendosura të Kinës. Kina do të përmirësojë më tej mjedisin e biznesit dhe do të krijojë më shumë shanse për investitorët ndërkombëtarë, duke futur më shumë elemente të qëndrueshme për një botë të paqëndrueshme.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore