Orvatjet për ndërhyrjet në çështjet hongkongase nuk do të kenë sukses

2019-07-02 19:58:47 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 korrik, në 22-vjetorin e rikthimit të Hong-Kongut në atdhe, disa ekstremistë sulmuan dhe shkatërruan ndërtesën e Këshillit Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ. 

Këto akte të dhunshme shkelin rëndë sistemin ligjor të rajonit të Hong-Kongut, minojnë stabilitetin shoqëror dhe janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërsa ShBA-ja, Britania dhe BE-ja po shfrytëzojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut, duke deklaruar që të garantohen të drejtat e protestave paqësore. Ky standard i dyfishtë është një ndërhyrje e ashpër në punët hongkongase dhe në punët e brendshme të Kinës.

Sundimi i ligjit është baza më e rëndësishme për Hong-Kongun. Në shkurt nisi rishikimi i 2 rregulloreve për transferimin e të arratisurve, me synim që të korrigjohen të metat e sistemit të tanishëm ligjor dhe të shmanget shndërrimi i Hong-Kongut në një "parajsë të krimit". Lidhur me këtë, kanë dalë zëra të ndryshëm dhe qeveria hongkongase vendosi pezullimin e procesit të rishikimit, për të marrë gjerësisht opinionet e qarqeve të ndryshme dhe për të çuar përpara sundimin e ligjit.

Por disa ekstremistë nuk kanë ndaluar veprimet e tyre dhe kanë zgjedhur ditën e jubileut, duke sulmuar policët dhe ndërtesën e Këshillit Legjislativ. Këto veprime kanë kaluar vijën fundore për shprehjen e kërkesave, kanë kërcënuar rendin në Hong-Kong dhe kanë shkelur rëndë sundimin e ligjit, duke sfiduar në mënyrë të hapur sistemin "Një vend, dy sisteme".

 

Në një kohë kur Perëndimi ka trumbetuar gjithnjë rëndësinë e zbatimit të ligjit, këtë herë ka shfaqur qëndrim tolerant, duke deklaruar që të garantohen të drejtat e protestës paqësore për këta kriminelë të dhunshëm.

Standardi i tyre i dyfishtë ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe rregullat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka dëmtuar sovranitetin dhe sigurinë e Kinës. Kështu, njerëzit e kuptojnë më qart se forcat e jashtme po shfrytëzojnë të ashtuquajturat liri dhe të drejtat e njeriut, po krijojnë lidhje me kundërshtarët në Hong-Kong, me orvatje që të marrin të drejtën e menaxhimit të rajonit, të shkatërrojnë zbatimin e politikës "Një vend, dy sisteme" dhe të pengojnë zhvillimin e Kinës.

Për ndërhyrjet e jashtme, qeveria kineze mban qëndrim të qartë dhe të vendosur: çështjet hongkongase janë punët e brendshme të Kinës. Asnjë vend, organizatë apo individ nuk kanë të drejtë të ndërhyjë. Nëse vazhdojnë me kokëfortësi, Kina me siguri do të bëjë reagim të mëtejshëm. Nuk duhet nënvlerësuar vendosmëria dhe vullneti i Kinës për mbrojtjen e sovranitetit dhe të çështjeve shtetërore dhe çdo orvatje dashakeqëse nuk do të ketë sukses.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore