Xi: G20-a duhet të kontribuuojë në shtimin e besimit të tregut

2019-06-28 15:21:07 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i Grupit të 20 vendeve (G20) nisi të premten në Osakë të Japonisë. Në fjalimin e tij në këtë samit, presidenti i Kinës Xi Jinping tha se G20-a është forumi kryesor i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar. Si drejtues të ekonomive kryesore në botë, palët kanë përgjegjësi të kontrollojnë drejtimin e ekonomisë botërore dhe të qeverisjes globale në momentin kyç, t'i shtojnë besimin tregut dhe t'u sjellin shpresë popujve.

Xi theksoi se duhet të respektohen rregullat ekonomike, të shfrytëzohet roli i tregut dhe të arrihet një tregti e qetë. Palët duhet të orientojnë globalizimin ekonomik në drejtimin e duhur, duke u bazuar në interesat e përbashkët dhe për zhvillimin afatgjatë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore