Video - Kina fiton Kupën e Botës në basketbollin me tre veta për femra

2019-06-24 18:46:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi i Kinës ka fituar për herë të parë Kupën e Botës në basketbollin me tre veta për femra, duke mundur Hungarinë 19-13 në finale.

Fitorja do ta ndihmojë skuadrën kineze të ngrihet në renditje, në kohën që basketbolli me tre veta do të përfshihet për herë të parë në lojërat olimpike në Tokio vitin e ardhshëm.

Skuadra kineze fitoi medaljen e artë edhe në Lojërat Aziatike vitin e kaluar.

Kina arriti në finale në mënyrë dramatike, pasi mposhti Australinë 15-14 në kohën shtesë.

Lojtarja e qendrës Zhang Zhiting u shqua dhe shënoi koshin fitues, duke e dërguar skuadrën kineze në finale.

Për meshkujt, Shtetet e Bashkuara mundën Letoninën 18-14, duke fituar titullin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore