Asetet e Kinës, pjesë e nevojshme e kapitalit ndërkombëtar

2019-06-21 20:08:41 CRI Komenti juaj Printoni

Pas mbylljes së bursës kineze më 21 qershor, FTSE Russell, ofruesi më i madh i dytë global i treguesve u përfshi në aksionet-A në sistemin global. Ky është lajm i mirë pasi ofruesi më i madh global i treguesve "MSCI" rriti përqindjen e aksioneve-A. Këto tregojnë se investorët ndërkombëtarë vijojnë investimin në bursën kineze dhe kanë besim për perspektivën ekonomike.

Sigurisht që bursa e ekonomisë së dytë të botës është një pjesë e rëndësishme e kapitalit global. Për shkak të shkallëzimit të mosmarrëveshjeve tregtare etj., janë rritur pasiguritë në tregun botëror të kapitalit. Në këtë skenë, ekonomia kineze është e qëndrueshme dhe tregu i kapitalit ka nivel të ulët rreziku dhe të ardhura të qëndrueshme.

Tani vlerësimi i aksioneve-A ndodhet në pikën e ulët historike gjë që ka tërhequr shumë investorë ndërkombëtare. Përfshirja e kapitalit ndërkombëtar në aksionet-A tregon besim për zgjerimin e hapjes dhe integrimin e thellë të Kinës në tregun financiar global. Tani masat e zhvilluara nga Kina shprehin përpjekjet e vendosmërinë e vendit për zgjerimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit të Kinës. Njëkohësisht tregon se investorët ndërkombëtare kanë pritshmëri të mirë për pespektivën e zhvillimit të ekonomisë kineze.

Në kushtet e pasigurisë së ekonomisë botërore, Kina vijon hapjen e tregut dhe zgjerimin e rrugës për investorët ndërkombëtare, duke e bërë vendin më tërheqës për investime dhe asetet e Kinës janë bërë një pjesë e nevojshme e kapitalit ndërkombëtar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore