Xi Jinping-u boton artikull në median verikoreane

2019-06-19 11:04:49 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës shtetërore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, presidenti kinez Xi Jinping botoi në gazetën verikoreane "Rodong Simun" etj. një artikull me titull "Trashëgimi i miqësisë Kinë-Kore e Veriut, shkrimi i faqes së re në epokën e re".

Në artikull vihet në dukje se ky vit shënon 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Koresë së Veriut. Për një periudhë afatgjatë, nën udhëheqjen e të dy partive, popujt e të dy vendeve kanë pasur besim të ndërsjellë dhe e kanë përkrahur njëri-tjetrin, duke lidhur një miqësi të thellë.

Në artikull thuhet se, me vendimin e drejtë të kryetarit Kim Jong-un dhe përpjekjet e përbashkëta të palëve të ndryshme, në Gadishullin Korean është formuar prirja e dialogut paqësor. Kina dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me Korenë e Veriut për të realizuar paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon.

Xi Jinping shprehet në artikull se ai dëshiron të planifikojë së bashku me kryetarin Kim Jung-un dhe shokët e tjerë koreanoveriorë marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve, për të hapur faqen e re të miqësisë tradicionale midis Kinës e Koresë së Veriut. Të dy palët duhet të forcojnë shkëmbimet strategjike për të pasuruar miqësinë tradicionale, të thellojnë shkëmbimet miqësore e bashkëpunimin konkret për të sjellë energji të re në zhvillimin e marrëdhënieve kino-verikoreane dhe të shtojnë dialogun e koordinimin për të krijuar një gjendje të re për paqen në rajon. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore