Rusia mund të tërhiqet nga traktati i armëve me ShBA-në

2019-06-19 11:03:55 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia po shkon drejt pezullimit të pjesëmarrjes së saj në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme të vitit 1987 (INF).

Duma Shtetërore ka votuar me shumicë dërrmuese për të mbështetur dekretin e presidentit Vladimir Putin për të pezulluar detyrimet e Rusisë sipas këtij traktati të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara.

Ky veprim pason njoftimin e ShBA-së në shkurt se mund të tërhiqet nga INF-ja.

Rusia ka mohuar çdo shkelje dhe i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mosrespektim të paktit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do t'i japin fund marrëveshjes brenda gjashtë muajsh, nëse Moska nuk vepron në përputhje me të.

Putini e ka paralajmëruar Uashingonin kundër vendosjes së raketave të reja në Evropë.

Ai ka thënë gjithashtu se Rusia do të hakmerret duke vendosur armë të reja dhe më të shpejta, të cilat kërkojnë më pak kohë për të arritur objektivat e tyre. (Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore