Britani, pesë kandidatë mbeten në garën për postin e kryeministrit

2019-06-19 10:48:10 CRI Komenti juaj Printoni

Boris Johnson-i e ka shtuar epërsinë e vet në garën për postin e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë.

Pesë kandidatë mbetën në këtë garë të martën, pas raundit të dytë të votimit të ligjvënësve konservatorë.

Ish-sekretari i "Brexit"-it Dominic Raab nuk arriti të marrë 33 votat e nevojshme për në raundin tjetër.

Ligjvënësit konservatorë do të votojnë përsëri të mërkurën, dhe nëse është e nevojshme, edhe të enjten.

Të dy kandidatët e fundit do të përballen në votimin me postë nga të 160 mijë anëtarët e Partisë Konservatore në mbarë vendin.

Fituesi do të zëvendësojë Theresa May-in në postin e kreut të partisë dhe të qeverisë. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore