Rumani: Qeveria i mbijeton votës së mosbesimit

2019-06-19 10:32:42 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria rumune i ka mbijetuar një votimi mosbesimi, sepse partitë opozitare nuk siguruan përkrahjen e mjaftueshme në parlament për propozimin e tyre për largimin e kryeministres Viorica Dancila (Viorika Dançila).

Dyqind ligjvënësit votuan të martën kundër koalicionit të kryesuar nga socialdemokratët.

Përpara votës së mosbesimit, Dancila theksoi përmirësimin e ekonomisë së vendit.

Por ish-ministrja e Drejtësisë, deputetja opozitare Raluca Pruna, tha se rumunët dhanë një mesazh gjatë zgjedhjeve të Bashkimit Evropian sivjet.

Kjo është hera e tretë që qeveria e Dancila-s i mbijeton një votimi mosbesimi.

Rumania do të zgjedhë një president të ri këtë vjeshtë dhe zgjedhjet parlamentare planifikohet të zhvillohen vitin e ardhshëm. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore