Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Shangait nxit komunikimin kinematografik të vendeve të "Një brez, një rrugë"

2019-06-19 10:08:17 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Shangait ka tërhequr pjesëmarrjen e më shumë se 1800 filmave nga më shumë se 50 vende dhe rajone përgjatë "Një brez, një rrugë".

Aleanca e Festivalit të Filmit "Një brez, një rrugë" është zgjeruar tashmë në 38 institucione të festivaleve të filmit nga 33 vende. Presidentja e Festivalit të Filmit të Romës Francesca Via thekson:

"Ne jemi nga Aleanca e Festivalit të Filmit 'Një brez, një rrugë'. Mendoj se ka qenë shumë i rëndësishëm bashkimi me këtë Aleancë, sepse mund të vendosim më shumë lidhje, mund të ndihemi ndryshe nga kultura vendore e kinematografisë në festivalet e filmave të vendeve të ndryshme. Përvoja është veçanërisht e rëndësishme."

Si tregu më premtues i filmit në botë, Kina ka tërhequr vëmendjen e shumë producentëve ndërkombëtarë gjatë viteve të fundit. Shumë filma kinezë, si "Toka endacake" dhe "Lamtumirë, biri im", kanë pasur sukses si për sa u përket të ardhurave, ashtu edhe në fushën profesionale. Steve Laudin-i, presidenti i Festivalit të Filmit të Varshavës, beson se Kina ka një histori të pasur kinematografike:

"Kina ka një popullsi prej 1.3 miliardë vetash, që do të thotë se të paktën 1.3 miliardë histori në Kinë mund të thuhen në çdo kohë. Rrëfeni historitë tuaja, jini vetja, mos imitoni filmat amerikanë, por vetëm pasqyroni historitë e kinezëve."

Gjatë Festivalit të Filmit të Shangait, nga 15 deri më 24 qershor, rreth 500 filma kinezë dhe të huaj janë shfaqur ose do të shfaqen në shumë kinema në Shangai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore