Australia, e zhgënjyer nga marrëveshja ShBA-BE

2019-06-18 20:31:00 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet australiane janë shprehur të zhgënjyer për një marrëveshje të re midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që përfshijnë mishin e viçit me cilësi të lartë.

Ministri australian i Tregtisë tha se marrëveshja e re e kuotave me ShBA-në mund të jetë shkatërruese për eksportuesit australianë të mishit.

BE-ja njoftoi se eksportuesit amerikanë do të marrin 40 për qind të kuotës vjetore të Europës për "viça të cilësisë së lartë".

Në marrëveshje thuhet gjithashtu se pjesa amerikane e kësaj kuote rritet në 77 për qind në 7 vitet e ardhshme, duke e lënë Australinë dhe pjesën tjetër të prodhuesve të mishit botëror me cilësi të lartë të luftojnë për pjesën e mbetur prej 23 për qind, që arrin vetëm 10 mijë tonë në vit.

Australia aktualisht transporton rreth 70 milionë dollarë amerikanë viçi të cilësisë së lartë në Europë çdo vit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore