Pekini: Mosmarrëveshjet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA duhet të zgjidhen me konsultim

2019-06-18 20:07:55 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh në një konferencë rutinë shtypi se historia ka treguar se dallimet ekonomiko-tregtare midis Kinës e ShBA-së duhet të zgjidhen me konsultime. Ai shtoi se këto konsultime duhet të bazohen në respekt dhe leverdi reciproke. Nëse ky parim shkelet, atëherë vështirë të gjendet rrugëzgjidhje, shtoi ai.

Sipas njoftimeve, më 17 qershor, SHBA-ja organizoi dëgjesat publike për shtimin e tarifave ndaj mallrave kineze prej 300 miliardë dollarë amerikanë. Shumë shoqata e e ndërmarrje amerikane, përfshi Federatën Amerikane të Industrisë së Veshjeve dhe Këpucëve, Qualcomm, Intel etj. kundërshtuan shtimin e tarifave dhe theksuan se ky veprim do të ndikojnë ashpër ndërmarrjet, konsumatorët dhe familjet amerikane. Ndërmarrjet përkatëse u shprehën se është vështirë që të importohen veshjet, elektronika dhe mallrat e tjera të konsumit përveçse nga Kina dhe kostot do të rriten.

Mangësitë në teknologji apo infrastruktura e pazhvilluar bën që ndërtimi i një fabrike nga Kina në Vietnam të ketë kosto të larta.

Kompania "Trade Partnership Worldwide" vlerësoi se nëse SHBA-ja do të zhvillojë planin e tarifave, do të humbasë 2 milionë vende pune. Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse, Lu Kang vuri në dukje:

"Kur organizohen dëgjesat publike për shtimin e tarifave ndaj mallrave kineze, zërat e kundërshtimit ndaj shtimit të tarifave rriten më tej. Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha se tarifat e reja do të bien në kurriz të kompanive dhe konsumatorëve amerikanë. Sipas raportit të publikuar ditët e fundit nga "Goldman Sachs", kostoja e rritjes së tarifave ndaj mallrave kineze vitin e kaluar u pagua nga ndërmarrjet e familjet amerikane dhe madje shifrat ishin më të larta se parashikimi. Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dhe i investimit të ndërsjellë ka sjellë interesa të mëdha për industritë e ndryshme dhe konsumatorët e dy vendeve. Historia tregon se dallimet ekonomiko-tregtare midis Kinës e ShBA-së duhet të zgjidhen nëpërmjet konsultimit, i cili duhet të bazohet në respekt dhe interes reciprok. Nëse shkelet ky parim, atëherë gjetja e rrugëzgjidhjes do të jetë e pamundur." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore