Sichuan, vijon puna e kërkim-shpëtimit pas tërmetit 6 ballësh

2019-06-18 19:47:59 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrëmjen e 17 qershorit, qyteza Changning në provincën kineze Sichuan u godit nga një tërmet 6 ballësh. Burimet njoftojnë se po vijon puna intensive e kërkim-shpëtimit.

Sekretari i përgjithshëm i prefekturës Yibin, Li Tinggen, tha se tërmeti preku edhe distrikte e zona të ndryshme të qytetit Yichang. 10 fshatra në zonën e tërmetit pësuan dëmtime, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar grupet e shpëtimit, përfshi 61 punonjës të shëndetësisë.

"Kemi dërguar 2016 vetë në zonat e prekura nga tërmeti për të ndihmuar me misionet e kërkim-shpëtimit, me zhvendosjen e banorëve etj. Gjithashtu, janë nisur edhe 1204 vetë të tjerë drejt zonave të prekur nga fatkeqësia."

Sipas njoftimeve nga autoritetet e zjarrfikëses, pas tërmetit u dërguan 10 ekipe shpëtimi për misionet e kërkimit dhe dolën vullnetarë 526 banorë nga Chengdu, Zigong, Luzhou, Neijiang për punët e shpëtimit.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, ekipi i parë i specialistëve me 9 anëtarë ka shkuar në zonat e tërmetit, ndërkohë që po përgatitet një tjetër grup.

Përveç këtyre, Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës nisi reagimin urgjent të nivelit të tretë dhe dërgoi ekip për të parë nga afër gjendjen, për të vlerësuar kërkesat dhe për të drejtuar punët e shpëtimit. Pas tërmetit, Kryqi i Kuq dërgoi 100 tenda, 2,000 pako familjare shpëtimi, 2000 shtretër dhe 1000 xhaketa.

Sipas studiuesit në Qendrën e Rrjetit Sizmologjik të Kinës, Li Shihong, tërmeti Changning ndodhi nga Yibini i provincës Sichuan deri në Zhaotong të provincës Yunan. Në rrezen prej 100 kilometrash nga zona e tërmetit nuk ka thyerje rajonale në shkallë të gjerë, prandaj mundësitë që në këtë rajon të bjerë tërmet i madh janë të ulëta, por duhet të parandalojmë katastrofat dytësore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore