"Boeing"-u kërkon falje për rrëzimin e avionëve "737 MAX"

2019-06-18 10:41:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i kompanisë "Boeing" u ka kërkuar falje në mënyrë publike kompanive ajrore dhe familjeve të viktimave nga rrëzimi i avionëve "737 MAX" në Indonezi dhe Etiopi.

Në Shfaqjen Ajrore të Parisit, kryeekzekutivi i "Boeing"-ut Kevin McAllister theksoi që kompania kërkon "shumë ndjesë" për humbjen e jetëve nga rrëzimi i avionit të "Lion Air" në tetorin e vjetshëm dhe "Etiopian Airlines" në marsin e këtij viti.

346 veta kanë vdekur nga rrëzimi i dy avionëve "737 MAX".

McAllister ka kërkuar falje edhe për problemet që po përballojnë kompanitë ajrore për shkak të ndalimit të avionëve "MAX" në tërë botën.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore