Egjipt, vdes në sallën e gjyqit presidenti i rrëzuar Mohammed Morsi

2019-06-18 10:38:15 CRI Komenti juaj Printoni

Televizioni shtetëror egjiptian njoftoi që presidenti i rrëzuar i Egjiptit Mohammed Morsi ka vdekur në një seancë gjyqësore.

Televizioni e deklaroi kështu vdekjen e Morsit:

"Mohammed Morsi vdiq sot gjatë një seance lidhur me akuzën për spiunazh ndaj tij. Gjatë seancës, atij iu dha leje për t'iu drejtuar gjyqtarit. Pas shtyrjes së seancës, ish-presidentit i ra të fikët dhe vdiq. Trupi i tij u dërgua në spital."

Morsi u zgjodh si president i Egjipti në vitin 2012. Ai mbështetej nga grupi më i madh islamik në Egjipt, Vëllazëria Myslimane, e cila tashmë është nxjerrë jashtë ligjit.

Morsi u përmbys pas protestave masive në vitin 2013 nga ushtria egjiptiane, e cila shkatërroi edhe Vëllazërinë Myslimane.

Morsi dhe liderët kryesorë të grupit u arrestuan.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore