Kina ka bazë të fortë për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve

2019-06-18 10:18:13 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze theksojnë se vendi ka një bazë të shëndoshë për të ruajtur nivelin e qëndrueshëm të çmimeve.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës Meng Wei, Kina në përgjithësi ka ofertë të mjaftueshme të produkteve e shërbimeve bujqësore e të manifakturës, ndërsa konsumi është rritur në mënyrë të qëndrueshme. "Këto kanë hedhur një bazë të shëndoshë për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve", shtoi znj. Meng.

Ajo u shpreh se luhatja e çmimeve kohët e fundit shkaktohet kryesisht nga rritja e çmimeve të mishit të derrit dhe të frutave, për shkak të faktorëve të tillë si kushtet e pazakonta të motit. Sipas znj. Meng, çmimet pritet të ulen brenda një sfere normale.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore