Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding viziton qytetin e Vlorës

2019-06-17 14:37:46 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 12 deri më 13 qershor, ambasadori kinez Zhou Ding vizitoi qytetin e Shqipërisë Jugore Vlorë, ku u takua me kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli, rektorin e Universitetit të Vlorës Roland Zisi, drejtorin e gjimnazit "Ali Demi" Roland Dervishi etj. Ai mori pjesë edhe në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve sportive gjimnazit "Ali Demi".

Ambasadori Zhou u shpreh se bashkëpunimi në nivel pushtetesh vendore është pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve kino-shqiptare dhe pala kineze dëshiron që të bëjë përpjekje të përbashkëta me qytetin e Vlorës për të nxitur bashkëpunimin dypalësh në fushat e turizmit, të kulturës, të arsimit etj.

Ambasadori Zhou vuri në dukje se arsimi është një ndër fushat e rëndësishme të bashkëpunimit kino-shqiptar. Universiteti i Vlorës është një shkollë e lartë e njohur shqiptare, që mban marrëdhënie të mira bashkëpunimi me universitetet e Kinës, si Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit. Ambasada kineze do të përkrahë aktivisht organizimin e seminareve mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Universitetit të Vlorës, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare. Ambasada kineze shpreson që specialistët dhe studiuesit e të dy vendeve të bëjnë disktutime të thella për historinë, gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e marrëdhënieve kino-shqiptare, duke bërë sugjerime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

 

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, rektori i Universitetit të Vlorës Roland Zisi dhe përfaqësues të tjerë nga pala shqiptare shprehën mirëpritjen e ngrohtë për vizitën e ambasadorit Zhou në Vlorë. Ata u shprehën se miqësia e thellë tradicionale është baza e marrëdhënieve shqiptaro-kineze dhe falënderuan për vëmendjen e madhe të ambasadës kineze për forcimin e bashkëpunimit me qytetin e Vlorës dhe përkrahjen e çmuar të saj për arsimin në këtë qytet. Ata mirëpritën shtimin e turistëve kinezë në Vlorë.(Xu Guang)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore