"Vodafoni" përuron rrjetin e parë 5G në Spanjë në bashkëpunimin me "Huawei"-n

2019-06-17 11:03:19 CRI Komenti juaj Printoni

Operatori spanjoll i telekomit "Vodafon", në bashkëpunim me "Huawei"-n, filloi shërbimin komercial të telefonisë së lëvizshme 5G në Spanjë, duke e bërë këtë vend një nga të parat në Evropë me rrjetin e telefonisë së lëvizshme ultra të shpejtë.

Sipas "Vodafonit", rrjeti 5G përfshin 15 qytete kryesore spanjolle, si Madridi, Barcelona, Valencia etj.

Britania dhe Zvicra kanë nisur gjithashtu shërbimet e rrjetit 5G kohët e fundit.

Operatori britanik EE dhe ai zviceran "Sunrise" janë pajisur me instalimet dhe teknologjitë e "Huawei"-t. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore