ShBA-ja kërkon pezullimin e shqyrtimit të akuzave ndaj Kinës në OBT mbi pronësinë intelektuale

2019-06-17 10:57:39 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një deklarate të grupit të punës të Organizatës Botërore të Tregtisë për mosmarrëveshjet midis Kinës dhe ShBA-së lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale, pala amerikane ka kërkuar pezullimin deri më 31 dhjetor të trajtimit të akuzave të saj ndaj Kinës.

Në deklaratë nuk përmendet arsyeja e kërkesës së ShBA-së. Agjencia amerikane e lajmeve "Bloomberg", duke iu referuar një burimi anonim, njoftoi se në marsin e sivjetshëm Kina ka shfuqizuar ose rishikuar disa nga ligjet që ishin subjekt i padisë së ShBA-së në OBT, duke përfshirë "Ligjin e investimeve të huaja" dhe "Ligjin e ndërmarrjeve me investimeve të përbashkëta kineze e të huaja" .(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore