Kinë, zhvillohet Konferenca Botërore e Internetit Industrial

2019-06-17 10:41:12 CRI Komenti juaj Printoni

Zhvillimet e fundit në fushën e internetit industrial janë shfaqur para publikut në Konferencën Botërore të Internetit Industrial, që u zhvillua në Chengdu të Kinës Jugperëndimore.

Aktiviteti dyditor ka tërhequr rreth 800 ekspertë nga brenda e jashtë Kinës për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit, kontrollin e sigurisë, rregulloret dhe politikat në këtë sektor.

Interneti industrial është lidhja mes makinave inteligjente dhe njerëzve nëpërmjet rrjetit jokabëllor, softuerëve dhe të dhënave të mëdha. Synimi është që të lidhet i gjithë zinxhiri industrial.

Kina ka bërë përpjekje për të ndërtuar rrjetin e internetit industrial në mbarë vendin.

Deri tani, Kina ka krijuar pesë qendra të internetit industrial të nivelit më të lartë, përkatësisht në Pekin, Shangai, Guangzhou, Chongqing e Wuhan, dhe ka promovuar aplikimet në sektorë të ndryshëm, si petrokimia dhe pajisjet shtëpiake e elektronike.

Rreth 1200 ndërmarrje dhe organizata janë përfshirë tani në internetin industrial.

Johannes Winter nga Akademia e Shkencës dhe e Inxhinierisë e Gjermanisë thotë që institucionet kërkimore gjermane kanë filluar bashkëpunimin përkatës me Kinën.

"Kemi bashkëpunim dhe shkëmbime të shumta me ekonomitë, vendet e zhvilluara dhe tërë botën, si Kina, Koreja e Jugut, Japonia dhe ShBA-ja. Kemi zhvilluar shumë konferenca të tilla. Shpresoj që mund të promovojmë bashkëpunimin mes Kinës e Gjermanisë. Teknologjia e inteligjencës artificiale është qartazi në rritje, duke nxitur ekonomitë e botës dhe duke formësuar bizneset tona e ndikuar në jetën e qytetarëve të botës. Prandaj, kërkohet fryma për eksplorim dhe ndryshimin e botës. Ndryshimi dhe rasti janë shumë të rëndësishëm. Le të çojmë përpara transformimin digjital," thotë Johannes Winter.

Me rritjen e internetit industrial në vend, Kina ka dhënë leje për përdorimin komercial të teknologjisë 5G, çka pritet që të sjellë një ndryshim të madh në industrinë e prodhimit.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore