2019-06-16 10:24:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeguvenatorja e Hong-Kongut Carrie Lam konfirmoi se Këshilli Legjislativ vendor do të ndërpresë debatet mbi amendamentin për ligjin e ekstradimit. Por, ajo shtoi njëkohësisht se kjo nuk do të thotë tërheqje e këtij amendamenti.
Ajo theksoi që projektligji, që u përpilua nga qeveria e saj, ka në thelb qëllime të drejta.
Znj. Lam u shpreh se qeveria e Hong-Kongut do të lejojë ligjvënësit e panelit të sigurisë të Këshillit Legjislativ të kryejnë shqyrtimin e situatës para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojnë apo jo debatet mbi këtë projektligj.
Lam u shpreh se ligjvënësit shpresojnë se shtyrja e debateve mund të shmangë krijimin e më shumë dëmeve për sektorët ligjzbatues dhe publikun hongkongas.
Raundi i dytë i debateve mbi amendimin e ligjit të ekstradimit u anulua të mërkurën, për shkak të përleshjeve të ndodhura pasi ndërtesa e Këshillit Legjislativ u rrethua nga një numër masiv protestuesish.
Policët u detyruan të përdornin gaz lotsjellës dhe ujë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shpërndarë grumbullin e njerëzve. Si pasojë, u lënduan disa policë dhe protetues.
Për vendimin e qeverisë së Lam-it, qeveria qendrore e Kinës shprehu mbështetje, respekt dhe mirënjohje. (Zhang Yan)