Xi Jinping takon homologun kazak

2019-06-14 10:01:49 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten me homologun e tij kazak, Kassym-Jomart Tokayevit në Bishkek.

Në takim, presidenti Xi theksoi se ndërtimi i përbashkët i nismës "Një brez, një rrugë" mes Kinës dhe Kazakistanit ka bazë të qëndrueshme, drejtim të duhur dhe përparim të fortë. Dy palët, tha ai, duhet të mbajnë drejtimin e përgjithshëm të bashkëpunimit, të thellojnë intergrimin e polikave të reja ekonomike mes Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit me politikën e ekonomisë së re "Rruga e Ndritshme", duke sjellë përfitime për popujt e dy vendeve dhe ata të rajonit nëpërmjet bashkëpunimit të gjerë.

Gjithashtu dy palët, shtoi presidenti Xi, duhet të forcojnë aktivisht lehtësimin e tregtisë dhe të investimeve, të nxitin bashkëpunimin në fushën e energjisë, teknologjisë së lartë, financimit, transportit të mallrave, duke nxitur rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit.

Nga ana e tij, presidenti kazak tha se zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën është një nga prioritetet e diplomacisë së vendit. Marrëdhëniet me Kinën janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Kazakistanit, gjallërimin dhe stabilitetin rajonal dhe përputhen me interesat e dy popujve. Ai shtoi se pala kazake është e angazhuar për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën dhe është e gatshme të vijojë shkëmbimet e nivelit të lartë, të forcojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, logjistikës, ekonominë digjitale etj., dhe koordinimin e ngushtë shumëpalësh. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore