Xi: Kina e India duhet të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta partneriteti

2019-06-14 10:35:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten në Bishkek me kryeministrin e rizgjedhur të Indisë, Narendra Modi.

Presidenti Xi tha se Kina dhe India janë dy vendet e vetme të tregjeve të reja në botë me popullsi mbi 1 miliard dhe ato ndodhen në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të shpejtë.

Kina, tha presidenti Xi, është e gatshme të krijojë marrëdhënie më të ngushta partneriteti me Indinë, duke theksuar që dy vendet duhet të punojnë për t'i ofruar njëri-tjetrit shanse zhvillimi dhe jo kërcënim.

Kina dhe India duhet të zgjerojnë më tej fushat e bashkëpunimit, të forcojnë besimin, të ruajnë bashkërisht tregtinë e lirë dhe multilateralizmin si dhe të drejtat legjitime të vendeve në zhvillim, tha presidenti kinez.

Kryeministri Modi u shpreh se India është gatshme të forcojë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën, të shtojë komunikimin strategjik dhe të nxitë marrëdhëniet dypalëshe në fusha të gjera, duke trajtuar si duhet mosmarrëveshjet dypalëshe.

Modi shtoi se viti i ardhshëm do të jetë 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Indisë. Dy palët do të planifikojnë bashkërisht veprimtari përkujtimore, duke forcuar shkëmbimet njerëzore. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore