India planifikon ndërtimin e stacionit të vet hapësinor

2019-06-14 10:22:13 CRI Komenti juaj Printoni

India po planifikon të ndërtojë stacionin e saj të hapësirës dhe ta pozicionojë atë në një orbitë rreth 400 kilometra nga Toka.

Kreu i Organizatës së Studimit Hapësinor të Indisë K. Sivan tha se pesha e këtij stacioni do të jetë 20 tonë.

Sipas organizatës do të duhen pesë deri në shtatë vjet për ndërtimin e stacionit pas përfundimit të misionit të parë me astronautë në vitin 2022.

Misioni do të dërgojë dy ose tre astronautë në hapësirë, të cilët do të qëndrojnë pesë deri në shtatë ditë në një mjet hapësinor të pozicionuar në një orbitë të ulët të Tokës. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore