Kryeministri kinez thekson novacionin dhe sipërmarrjen masive

2019-06-14 10:08:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme në zhvillimin e risisë dhe të sipërmarrjes masive për të stabilizuar më mirë punësimin dhe forcuar rritjen.

Kreu i qeverisë kineze tha se Kina mund të përballojë presionin ekonomik të rënies dhe të mbajë një bazë ekonomike afatgjatë nëpërmjet stimulimit të gjallërisë së tregut dhe kreativitetit shoqëror.

Ai u kërkoi gjithashtu qeverive të të gjitha niveleve të vendosin një mjedis të mirë biznesi, me qëllim që sipërmarrësit dhe novatorët të konkurrojnë në një hapësirë të barabartë. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore