Kina:Tkurrja e importeve tregon se nuk ka fitues në luftën tregtare

2019-06-14 09:48:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë deklaroi se rënia pesëmujore e importeve të Kinës nga Shtetet e Bashkuara tregon se nuk ka fitues në luftën tregtare.

Të dhënat tregojnë se në 5 muajt e parë të vitit, importet e Kinës nga ShBA-ja ranë me rreth 30 për qind me bazë vjetore.

"Kemi parë rënie të vazhdueshme në pesë muajt e parë të këtij viti shkaktuar nga shkallëzimi i njëanshëm i fërkimeve tregtare nga produktet amerikane, që po humbasin epërsinë e tyre konkurruese. Ekziston pasiguri mes sipërmarjeve dhe aktiviteti i zakonshëm i biznesit është trazuar. Kjo gjendje na tregon edhe njëherë faktin se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe se ndoshta do të sjellë një ndikim recesionist në ekonominë amerikane, si dhe në atë globale ", tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng.

Ai shtoi se Kina mbetet ende një nga destinacionet më tërheqëse të investimeve në mbarë botën.

"Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, investimet e huaja të Kinës në përdorim aktual, të llogaritura në dollarë amerikanë, kanë shënuar një rritje prej 3.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Investimet e huaja në përdorimin aktual të industrisë prodhuese janë rritur 8.3 për qind me bazë vjetore gjë që dëshmon plotësisht besimin e investitorëve të huaj në ekonominë dhe tregun e Kinës".

Zëdhënësi shtoi se së shpejti do të publikohen rregullat e "listës së subjekteve jo të besueshme".

Në këtë listë do të shtohen subjektet e huaja që nuk i përmbahen rregullave të tregut, shkelin parimet e kontratës, bllokojnë ose ulin furnizimet për firmat kineze për qëllime jo komerciale dhe dëmtojnë seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze.

Por, Gao Feng nënvizoi se ndërmarrjet e huaja nuk duhet të shqetësohen për sa kohë që ato operojnë në përputhje me ligjin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore