Eksperti: Kina, rol të rëndësishëm në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

2019-06-14 09:43:03 CRI Komenti juaj Printoni

Eksperti afgan në çështjet ndërkombëtare, Nizamuddin Hamidi, tha se Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Ai tha se Kina ka kontribuuar shumë për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët midis anëtarëve të organizatës.

"Janë investuar miliarda e miliarda dollarë në infrastrukturë, në zhvillimin e zonave ekonomike dhe në zhvillimin e rrjeteve hekurudhore, të cilat do të sjellin lidhshmërinë, e cila do të sjellë më shumë ndërveprim dhe bashkëpunim më të madh dhe nga kjo mund të përfitojnë shumë njerëz në shumë rajone e vende."

Ai shprehu pritshmërinë se Kina do të vijojë të mbështesë multilateralizmin duke dhënë më shumë kontribut për paqen dhe zhvillimin botëror.

"Askush nuk mund ta fshehë që Kina është një fuqi në arenën globale. Dhe kjo është gjithçka që vendet e OBSh-së dhe ato rajonale presin. Si në bashkëpunimin dypalësh ashtu dhe në platforma të tjera të politikës së jashtme. Kina po bën një punë të mrekullueshme dhe pritshmëria që Kina të bëjë edhe më shumë në të ardhmen është e lartë". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore