Pekini i kërkon ShBA-së të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës

2019-06-14 19:14:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kina u ka kërkuar palëve përkatëse në ShBA të respektojnë faktet dhe të ndalojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang të premten në një konferencë shtypi.

Ai theksoi se asnjë vend, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës, duke shtuar se vendosmëria e Kinës për mbrojtjen e sovranitetit të vet kombëtar do të mbetet e pandryshuar.

Zëdhënësi Geng i bëri këto komente pasi ligjvënësit amerikanë propozuan të enjten hartimin e ligjit për certifikimin vjetor të autonomisë së Hong-Kongut.

"Kina këmbëngul në zbatimin e parimit 'Një vend, dy sisteme'", shtoi ai. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore