Të ardhurat fiskale të Kinës, rritje 3.8 % në 5-mujorin e parë

2019-06-14 15:48:03 CRI Komenti juaj Printoni

Në pesë muajt e parë të këtij viti të ardhurat fiskale të Kinës u rritën 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur mbi 8.99 trilionë juanë (rreth 1.3 trilionë dollarë amerikanë).

Të dhënat e publikuara të premten nga Ministria e Financave tregojnë që qeveria qendrore mblodhi rreth 4.34 trilionë juanë të ardhura fiskale gjatë kësaj periudhe, me një rritje 3.6 për qind, ndërsa të ardhurat fiskale të pushtetit vendor u shtuan 3.9 për qind, duke arritur në rreth 4.7 trilionë juanë.

Shpenzimet fiskale të Kinës njohën një rritje vjetore 12.5 për qind gjatë periudhës janar-maj, duke kapur vlerën 9.3 trilionë juanë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore