Kina publikon të dhënat e CPI-së dhe PPI-së për majin

2019-06-13 10:44:07 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës njoftoi se Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) shënoi rritje me bazë vjetore prej 2.7% në maj dhe Treguesi i Çmimeve të Prodhimit (PPI) u rrit afro 0.6%.

Çmimet e ushqimeve shënuan një rritje me bazë vjetore prej 7.7% në muajin maj, duke kontribuuar 1.5 pikë përqindjeje në rritjen e përgjithshme të CPI-së vjetore.

Sipas një zyrtari nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, rritja e çmimit të ushqimeve erdhi kryesisht nga rritja e çmimeve në zërin fruta-perime, për shkak të tkurrjes së ofertës.

CPI-ja është një matës kryesor i inflacionit, pasi sa më shumë rritet ajo aq më shumë rritet inflacioni. Ndërsa PPI-ja mat shpenzimet e bëra për transaksionet midis kompanive për mallra dhe shërbime. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore