"Alibaba" dhe "Tencent", ndër 10 markat më të vlefshme globale

2019-06-13 10:31:40 CRI Komenti juaj Printoni

Markat kineze "Alibaba" dhe "Tencet" janë ndër 10 markat më të vlefshme në botë, thuhet në një raport.

Kompania "Alibaba", vlera e së cilës u rrit 16 për qind me bazë vjetore, në afro 131 miliardë dollarë, u ngrit me dy vende duke u renditur në vendin e 7-të. Për herë të parë "Alibaba" kaloi "Tencent"-in, duke u bërë marka më e vlefshme kineze në botë.

"Tencent" u rendit në vendin e 8-të, pasi ra me tre vende në krahasim me vitin e kaluar sepse vlera e kompanisë u ul 27 për qind.

"Amazon" me vlerë 320 miliardë dollarë pati një rritje 52 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe u bë marka më e vlefshme e botës.

Vëzhguesit thonë se kompanitë kineze po bëjnë përparim të shpejtë në vlerën e markave. Ndër 100 markat më të vlefshme të botës, 16 janë kineze, ndërkohë që në vitin 2006 kishte vetëm një. (Li Huailiang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore