Xi Jinping: Miqësia Kinë-Taxhikistan drejt një "të ardhmeje më të ndritshme"

2019-06-13 09:19:34 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës së tij në Taxhikistan, presidenti i Kinës Xi Jinping botoi një artikull mbi miqësinë e thellë mes dy vendeve.

Ai shkruan se Kina dhe Taxhikistani janë vende fqinje të lidhura nga malet dhe lumenjtë dhe bëri thirrje që dy palët të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të thelluar komunikimin e politikave, forcimin e bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe të krijojnë një lidhje më të fortë mes dy popujve.

Presidenti Xi bëri thirrje gjithashtu për shtimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, separatizmit, ekstremizmit, krimit të organizuar transkombëtar, narkotikëve dhe të punojnë së bashku për sigurinë kibernetike.

Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me Taxhikistanin 27 vjet më parë dhe sot është burimi më i madh i investimeve dhe një partner i madh tregtar për vendin e Azisë Qendrore. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore