Kina nxit zhvillimin e shërbimeve mjekësore private

2019-06-13 10:11:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina prezantoi një sërë politikash për të nxitur më tej zhvillimin e institucioneve private shëndetësore.

"Me problemin e plakjes, Kina do të përballojë rritjen e kërkesave për rimëkëmbje, përkujdesje dhe shërbime të kombinuara me trajtim shëndetësor, çka do të krijojë një hapësirë gjigante për zhvillimin e institucioneve private shëndetësore. Krahas kësaj, në degët e shumë-kërkuara, si pediatri, psikiatri, obstetrikë dhe gjinekologji, oftalmologji dhe kozmetikë mjekësore, institucionet private shëndetësore mund të luajnë rol të rëndësishëm, si dhe agjencitë e pavarura, si institucionet për kontroll mjekësor, hemodializë dhe imazheritë," tha zv.drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Wang Hesheng.

Deri në fund të vitit të kaluar, Kina numëronte 21 mijë spitale të menaxhuara nga sektori privat, shifër kjo 63.5% e të gjitha spitaleve të vendit. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore