Kina: Thelbi i nismës "Një brez, një rrugë" është zbatimi i multilateralizmit

2019-06-13 20:58:30 CRI Komenti juaj Printoni

"Nisma 'Një brez, një rrugë' ka tërhequr vëmendjen e gjithnjë e më shumë personaliteteve largpamëse. Thelbi i konsultimeve, ndërtimit dhe përfitimeve të përbashkëta është zbatimi i multilateralizmit," theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang në një konferencë të rregullt shtypi të enjten në Pekin.

Ditët e fundit, Instituti i Politikave pranë Shoqatës së Azisë, një institut amerikan i studimit të politikave, publikoi raportin studimor me titull: "'Lundrim' në nismën 'Një brez, një rrugë'", ku vlerësohen pozitivisht synimi dhe rëndësia e nismës dhe paraqiten vërejtje e propozime për zbatimin e kësaj nisme.

Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse, Geng Shuang tha se në këtë raport pranohet roli pozitiv i nismës "Një brez, një rrugë" në nxitjen e ndërlidhshmërisë së infrastrukturës dhe të rritjes ekonomike të vendeve të ndryshme. Vërejtjeve dhe propozimeve që bëhen në këtë raport, sektorët përkatës të palës kineze u kushtojnë rëndësi dhe do t'i studiojnë seriozisht. Zëdhënësi Geng vuri në dukje:

"Gjatë gjashtë vjetëve pas propozimit të nismës 'Një brez, një rrugë', mbi 150 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshjen e zbatimit të përbashkët të saj me Kinën. 'Rrethi i miqve' për zbatimin e përbashkët të kësaj nisme është në zgjerim e sipër. Dua të theksoj se konsultimet, ndërtimi dhe përfitimet e përbashkëta janë rruga e domosdoshme për zhvillimin cilësor të nismës 'Një brez, një rrugë' dhe thelbi i tyre është zbatimi i multilateralizmit. 'Një brez, një rrugë' është një nismë e hapur dhe gjithëpërfshirëse, në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë partnerët me synime të përbashkëta." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore