Përmbytjet shkaktojnë 19 viktima në jug të Kinës

2019-06-12 10:11:04 CRI Komenti juaj Printoni

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm gjatë javës së kaluar u morën jetën të paktën 19 banorëve në jug të Kinës.

Vetëm në Guangxi humbën jetën 12 vetë dhe u prekën mbi 570 mijë të tjerë.

Sipas parashikimeve të departamenti vendor meteorologjik sot dhe nesër reshjet e shiut do të jenë edhe më të shumta.

Në provincën fqinje Guangdong, përmbytjet u morën jetën e shtatë personave dhe shkaktuan një të zhdukur.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar gjithashtu rrugët dhe banesat, duke ndikuar jetën e 110 mijë vetëve në krahinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore