Li Keqiang:Kina, e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me BB-në

2019-06-12 10:06:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang tha se Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Bankën Botërore (BB), duke përmirësuar zhvillimin dhe begatinë e mbarë botës.

Ai i tha këto në takimin me presidentin e BB-së David Malpass, i cili ndodhet për vizitë në Pekin.

Kryeministri Li theksoi se bashkëpunimi i Kinës me Bankën Botërore do të ndihmojë në nxitjen e zhdukjes së varfërisë në botë, në ngushtimin e hendekut mes hemisferës veriore dhe jugore dhe në arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm.

Shefi i qeverisë kineze u zotua se Kina do të krijojë një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe ndërkombëtar. Kina, shtoi ai, do të thellojë më tej reformat si thjeshtimi i procesit administrativ, delegimin e pushtetit si dhe uljen e taksave dhe tarifave.

Malpass tha se Banka Botërore synon thellimin e marrëdhënieve të saj me Kinën. (Li Huailiang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore