Zyrtari i OKB-së: Gjendja e Kosovës mund të kthehet së prapthi

2019-06-11 16:05:53 CRI Komenti juaj Printoni

Më 10 qershor, shefi i UNMIK-ut (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) Zahir Tanin paralajmëroi se gjendja e Kosovës mund të përkeqësohet.

Tanin, i cili është ngarkuar njëkohësisht me punën e kryetarit të delegacionit të posaçëm të OKB-së në Kosovë tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se pas 20 vjetësh së arritjes së rezolutës së Këshillit të Sigurimit për problemin e statusit të Kosovës, ka pasur progres por mes Beogradit dhe Prishtinës mungon dialogu, duke shtuar se gjendja e Kosovës është e brishtë dhe mund të kthehet së prapthi.

Prej vjeshtës së kaluar ka munguar kontakti konstruktiv mes Beogradit dhe Prishtinës, tha Tanin, duke shtuar se konktaktet e sinqerta, heqja dorë nga kërcënimet si dhe nga dhënia e ultimatumeve janë të domosdoshme për rikthimin e dialogut politik. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore