Ulja e papunësisë dhe rritja e të ardhurave zgjeroi konsumin

2019-06-11 09:16:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ulja e papunësisë edhe në tremujorin e parë të vitit 2019 duke shënuar nivelin 12,1% dhe përmirësimi në rritje i të ardhurave familjare, ka ndikuar në zgjerimin e konsumit dhe rritjen e inflacionit drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë.

INSTAT bëri të ditur sot se, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin maj 2019, shënoi një rritje 1,5% në krahasim me një vit më parë.

Sipas INSTAT, grupet kryesore që dhanë ndikim në rritjen vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, ishin grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike", pasuar nga grupi "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji".

Ndërsa çmimet e grupeve "Veshje dhe këpucë" dhe "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me 0,02%. Çmimet e grupeve "Argëtim dhe kulturë" dhe "Transporti" kanë kontribuar me rënie 0,02% dhe çmimet e grupit "Shëndeti" kanë kontribuar me rënie 0,01%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore