Korça çel sezonin turistik me paradën madhështore të Karnavaleve

2019-06-11 09:14:55 CRI Komenti juaj Printoni

Për të 12-in vit radhazi, Korça ka çelur sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve.

Korça e njohur për Karnavalet e famshme, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bujshme të qytetit.

Grupe korçare, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit pushtuan bulevardin e Korçës, duke parakaluar me madhështi në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul.

Personazhet e përrallave, ata mitik dhe të jetës reale sollën përmes paradave shumëngjyrëshe atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

27 grupe të përbërë kryesisht nga të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit juglindor, ku si çdo vit nuk munguan ballot me maska si dhe serenatat tradicionale korçare.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore