Festa e Varkës së Dragoit, 96 milionë udhëtime brenda Kinës

2019-06-10 10:37:26 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zyrtare, turistët kinezë bënë 96 milionë udhëtime turistike brenda vendit gjatë pushimeve të Festës së Varkës së Dragoit, shifër kjo 7.7% më e lartë në krahasim me të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga turizmi u rritën 8.6%, në mbi 39 miliardë juanë, gjatë pushimeve triditore që nisën të premten e kaluar.

Nga të njëjtat të dhëna rezulton se destinacionet më të përzgjedhura ishin vendet me klimë të freskët dhe ato me argëtime në hapësira ujore. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore