Importe dhe eksporte, nënshkruhet memorandumi për produktet shqiptare në Kinë

2019-06-10 10:25:24 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar mes tyre një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe sigurinë ushqimore.

Ky memorandum është një mekanizëm i rëndësishëm për t'i hapur rrugë eksportit nga Shqipëria në Kinë të produkteve me origjinë shtazore.

Nënshkrimi vjen pak ditë pas vizitës në Kinë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili u takua me homologun kinez dhe bisedoi në mënyrë të veçantë për Protokollin e Karantinës. Qëllimi final është që vendi ynë të eksportojë drejt Kinës produkte me origjinë shtazore si, qumështi, djathi apo peshku, mjalti etj.

Nënshkrimin e Memorandumit e bëri një ditë më parë në Kinë zv/ministrja e Bujqësisë​ dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi.

Të dyja palët ranë dakord të negociojnë dhe bashkëpunojnë në procedurat e inspektimit dhe karantinës së produkteve ushqimore të mbuluara nga ky Memorandum, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve. Shqipëria është e interesuar të intensifikojë shkëmbimet tregtare me Kinën, sidomos në sektorin bujqësor dhe industrinë agropërpunuese.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore