Volumi i transporteve në 4 portet e vendit u rrit me 7.1%

2019-06-10 08:54:25 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria gëzon një pozicion gjeografik të favorshëm ndaj ka potencialin të marrë një vend të rëndësishëm sa i përket zhvillimit të aktiviteteve detare (lundrim, peshkim, ndërtim dhe riparim anijesh, lundrim turistik etj).

Sektori detar në Shqipëri, po shënon rritje të ndjeshme në vitet e fundit, si burim i zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit. Në këtë sektor është i angazhuar kryesisht drejt transportit detar, atij të mallrave dhe pasagjerëve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për vitin e kaluar volumet e transporteve në 4 portet shqiptare kanë shënuar një rritje prej 7.1% dhe numri i lëvizjes së pasagjerëve me këtë transport pasagjerëve është rritur me 16.9% krahasuar me 1 vit më parë.

Shifra të rëndësishme në këtë transport shënojnë dhe eksportet e mallrave, 62.8% e eksporteve kryen përmes transportit detar dhe 48.6% të importeve përmes këtij transporti.

Ndërkohë që investimet që po ndërmerr qeveria në bashkëpunim me donatorët në zhvillimin e porteve detare dhe politikat lehtësuese për sipërmarrjet në këtë sektor pritet të rrisin më tej kontributin e sektorit detar në ekonominë e vendit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore